albanewskk

albanews

E vërteta në fokus

E dhimbshme/ Drejtori i NPK Bislimi bashkë me “Agimin e Bamirësisë” e ndihmuan javë më parë, gjendet pa shenja jete një i moshuar në Tetovë
Një ngjarje e trishtë është shënuar sot në Bllokun 80 në Tetovë, ku ka ndërruar jetë një i moshuar që para dy javësh ishte gjetur në gjendje të rëndë jetese nga Agimi i Bamirësisë. Sipas informacioneve, Agimi i Bamirësisë, së bashku me Ndërmarrjen Publike Komunale (NKP), kishte ndërhyrë për ta ndihmuar të moshuarin duke i pastruar banesën, duke i siguruar ushqim dhe duke u kujdesur që ai të merrte mjekimin e nevojshëm.   Sot, fqinjët kanë vënë re se në banesën e tij nuk kishte asnjë lëvizje dhe kanë njoftuar institucionet përkatëse. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët pas hyrjes në banesë e kanë gjetur të moshuarin pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente. https://www.facebook.com/share/r/1bDSKeHQ3s/?mibextid=wwXIfr