albanewskk

albanews

E vërteta në fokus

Ardi Alija, një talent tetovar që po shkëlqen në futbollin gjerman
Futbollisti tetovar *Ardi Alija* vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij të shkëlqyera në futbollin gjerman, ku aktualisht perfundoi në sezon të shkëlqyer me skuadrën *FC 03 Radolfzell*. Hapat e parë në futboll Ardi i hodhi te *KF Shkëndija *, klubi më i njohur në Tetovë, ku kaloi të gjitha grupmoshat dhe u zhvillua si një nga talentet më premtues të gjeneratës së tij. Falë talentit, përkushtimit dhe punës së palodhshme, ai arriti të bëjë hapin e madh në karrierë, duke iu bashkuar skuadrës gjermane FC 03 Radolfzell gjatë afatit kalimtar të vitit 2026. Ardi është një futbollist shumë i gjithanshëm, i aftë të luajë në disa pozita të rëndësishme në fushë, si *qendërmbrojtës (CB), **mesfushor defensiv (CDM)* dhe *mesfushor qendror (CM)*. Leximi i lojës, disiplin taktik dhe aftësia për t'u përshtatur në role të ndryshme e bëjnë atë një lojtar shumë të vlefshëm për çdo skuadër. Ai preferon këmbën e djathtë që është arma e tij më e fortë por luan edhe edhe me të majtën e tij ,Ardi kontribon si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në organizimin e lojës. Ai vazhdon të punojë intensivisht në aspektin profesional, me synimin që një ditë të veshë fanellën e një klubi të madh ndërkombëtar. Paraqitjet e tij të fundit tregojnë qartë potencialin që posedon ky futbollist i ri Tetovar. Për të kuptuar më mirë cilësitë dhe aftësitë e tij në fushë, ndiqni videon përmbledhëse të realizuar nga *Sporti Sot*, e cila përfshin materiale nga ndeshjet e tij te FC 03 Radolfzell dhe KF Shkëndija. Për më shumë, shikojeni videon në linkun më poshtë: