Një zjarr në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, ka dëmtuar rreth 330 shtëpi dhe ka lënë qindra të pastrehë, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve Antara, zjarri shpërtheu në zonën Kemayoran në qendër të Xhakartës në orët e natës mbrëmë.
Drejtori i Agjencisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Xhakartës, Syarifudin në një deklaratë për mediat tha se flakët kanë prekur rreth 330 shtëpi dhe se banorët e zonës janë evakuuar.
"Rreth 620 persona kanë humbur shtëpitë e tyre", tha ai.
Autoritetet njoftuan se zjarri, i cili u shua nga 35 kamionë zjarrfikës dhe 175 persona, u vu nën kontroll rreth orës 23:30 sipas kohës lokale dhe u shua në orën 4:15 të mëngjesit.
Besohet se zjarri është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.
Ndërsa vlerësimi i dëmeve vazhdon në zonë, kanë filluar përpjekjet për ndihmë për familjet që kanë humbur shtëpitë e tyre.
