albanewskk

albanews

E vërteta në fokus

Albi Qamili viziton Panairin e Librit Shqip në Shkup: Kultura dhe libri shqip meritojnë mbështetje
Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka marrë pjesë në Panairin e Librit Shqip që po mbahet në zemër të Çarshisë së Shkupit, duke vlerësuar organizimin dhe interesimin e madh të qytetarëve për librin dhe kulturën në gjuhën shqipe. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qamili u shpreh se ishte kënaqësi e veçantë të gjendej mes librave shqip dhe atmosferës pozitive që mbizotëronte në panair. “Mes shumë titujve të vlefshëm, mbizotëronte atmosfera pozitive dhe interesimi i madh i qytetarëve për librin dhe kulturën në gjuhën shqipe”, shkroi ai. Qamili shprehu gjithashtu mirënjohje për Komuna e Çairit, e cila për herë të parë solli këtë panair në Shkup, duke e cilësuar atë si një hapësirë të rëndësishme për promovimin e librit, leximit dhe kulturës shqiptare. Ai theksoi se iniciativa të tilla kontribuojnë në ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore kombëtare.