albanewskk

albanews

E vërteta në fokus

Tragjedi në Tetovë, humb jetën në aksident trafiku futbollisti 21 vjeçar i Teteksit
Klubi i futbollit FK Teteks ka bërë të ditur se gjatë natës, më 12 shtator 2026, në një aksident trafiku ka humbur jetën futbollisti Daniel Nikollovski. Nikollovski ishte pjesë e kategorive të reja të FK Teteks, ndërsa dashurinë për klubin e vazhdoi edhe si pjesë e ekipit senior. „Me pikëllim të madh dhe dhimbje të thellë ndajmë lajmin se më 12.09.2026 e humbëm Danielin. Danieli ishte pjesë e kategorive të reja të FK Teteks, ndërsa dashurinë për klubin e vazhdoi edhe si pjesë e ekipit senior. Do të mbetet i kujtuar si pjesë e familjes sonë të Teteksit dhe përgjithmonë do të jetë pjesë e historisë së klubit“, thuhet në njoftimin e klubit. FK Teteks i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Danielin. „Prehu në paqe, Daniel. Fluturo lart, engjëll.“