albanewskk

albanews

E vërteta në fokus

Fatos Geci bëhet deputet/ Ja emrat e 15 kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë Kurti 4
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i siguruar atij mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës. Qeveria e re u votua me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim. Pas votimit të Qeverisë, 15 anëtarë të kabinetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, duhet të heqin dorë nga mandatet e tyre si deputetë të Kuvendit, pasi një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të ministrit apo anëtarit të Qeverisë. Si rrjedhojë, mandatet e liruara nga ministrat pritet t’u kalojnë kandidatëve të tjerë nga lista e LVV-së, raporton Telegrafi. Deputetët e rinj të LVV-së pritet të jenë: Naim Bardiqi Fitim Haziri Ilir Qeriqi Egzon Azemi Mimoza Shala Arsim Ademi Luan Aliu Fatos Geci Adelina Trshana Ejup Ahmeti Filiz Mustafa Arijeta Rexhepi Agon Batusha Fahrush Rexhepi Elvira Ibrahimi Hoti Ndryshe, përbërja e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga Kurti.