albanewskk

albanews

E vërteta në fokus

Rita Ora vë në pah linjat trupore me një nga paraqitjet e fundit
Rita Ora ka tërhequr vëmendje me postimin e fundit në Instagram, ku ndau me ndjekësit disa momente nga java e saj. Këngëtarja 35-vjeçare publikoi një selfie të realizuar në makinë, ku shfaqej e veshur me një triko të zezë dhe pantallona të kuqe, duke vënë në pah linjat e saj. Mes fotografive ishte edhe një pamje nga studioja muzikore, ku Rita po punon për albumin e saj të katërt.

Foto: Instagram

Ajo gjithashtu festoi kalimin e testit të vozitjes me një fotografi ku shfaqej e buzëqeshur. Postimin, të cilin e përshkroi me fjalët “Ka qenë një javë”, e kompletoi me një selfie në ashensor dhe disa momente më spontane nga përditshmëria.

Foto: Instagram

Ndërkohë, Rita ka folur sërish për thashethemet e vjetra që e lidhën me personazhin “Becky with the good hair” nga kënga “Sorry” e Beyonce. Artistja me origjinë nga Kosova i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime.

Foto: Instagram

Rita ka sqaruar se fotografia me veshje me motive limoni dhe varësja që u interpretua si shkronja “J” ishin thjesht rastësi dhe nuk kishin lidhje me këngën e Beyonce. Këngëtarja deklaroi se do të preferonte që vëmendja të përqendrohej te muzika dhe karriera e saj, derisa aktualisht vazhdon punën për albumin e katërt