albanewskk

albanews

E vërteta në fokus

Nga urrejtja te miqësia, Albërie Hadërgjonaj flet për raportin me ish-bashkëshortin: Më humbi disa vite të jetës, por…
E ftuar sonte në ‘Live me Luizin’, këngëtarja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj rrëfeu se si kishte ndikuar divorci në jetën e saj si dhe foli për marrëdhënien që ajo ka sot me ish-bashkëshortin. Ajo shprehu se sot gëzon respekt të madh për ish-bashkëshortin edhe pse shtoi se vitet e para pas ndarjes e urrente sepse ‘më humbi disa vite të jetës sime. Pjesë nga biseda: Albërie Hadërgjonaj: Sot jemi miq shumë të mirë Luizi: Takoheni në raste ditëlindjesh të gocave apo mbesave Albërie Hadërgjonaj: Patjetër, ai është flori, është djalë shumë i mirë Luizi: A e ka menduar të rikthehet tani vonë? Albërie Hadërgjonaj: Atë nuk e di, por duket që është shumë firendly, kështu që Luizi: Për vite ti s’ke dashur ta shohësh me sy, madje kishe krijuar dhe një urrejtje, kurse sot më thua kam raporte të mira me të, si erdhi kjo? Albërie Hadërgjonaj: Po e urreja të them të drejtën, e urreja për shumë vite që më humbi të jetës time. Do të doja shumë që çdo vajzë të kishte frenat e jetës së vet në dorë, as nëna, as baba, as vllai, as tezja, as halla, askush. Gjithkush duhet të vendosë për atë që atë e bën të ndjehet mirë. Pastaj njerëzit do të flasin. Unë sot jam si pasha, njerëzit le të flasin. Luizi: A ke menduar ta rigjesh prap, dashuria është fjalë e madhe, po një partner? Albërie Hadërgjonaj: Gjyshi im thoshte, për grua, burrë dhe autobus, kurrë mos prit, se ka boll. Zoti e ka krijuar që të kesh një partner jete. Edhe kur të jesh në moshë, je i ri, ke nevoja biologjike, janë të tjera kërkesa.