albanewskk

albanews

E vërteta në fokus

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit Sahit Jashari: Lavdi jetës dhe veprës së tij
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të bashkëluftëtarit të tij, Sahit Jashari, duke shprehur dhimbjen dhe respektin për kontributin e tij në luftën për liri. Në një mesazh ngushëllimi, Ahmeti theksoi se Sahit Jashari i përkiste brezit të burrave që iu përgjigjën thirrjes së atdheut në periudhat më të vështira, duke dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e Kosovës. “Me pikëllim të thellë mora pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit tim, Sahit Jashari. Sahiti i përkiste brezit të burrave që iu përgjigjën thirrjes së lirisë në kohët më të vështira, duke dhënë kontribut të çmuar për çlirimin e Kosovës”, shkroi Ahmeti. Ai u shprehu ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe miqve të të ndjerit, duke nderuar kujtimin dhe veprën e tij. “Qoftë i përhershëm kujtimi për Sahit Jasharin! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Lavdi!”, përfundoi Ahmeti në mesazhin e tij.