albanewskk

albanews

E vërteta në fokus

Angli – Kroaci, publikohen 11-shet startuese: Kane udhëheq anglezët, Dalić mbështetet te Modrić
Gjithçka është bërë gati për duelin mes Anglisë dhe Kroacisë, teksa të dyja kombëtaret nisin rrugëtimin e tyre në Kupën e Botës 2026 me këtë përballje të parë. Thomas Tuchel ka zgjedhur që sulmin e Anglisë ta udhëheqë kapiteni Harry Kane, ndërsa në mbështetje të tij do të jenë Jude Bellingham, Noni Madueke dhe Anthony Gordon. Në repartin qendror të mesfushës nga minuta e parë aktivizohen Declan Rice dhe Elliot Anderson, ndërsa prapa, linja mbrojtëse ka si pikë referimi John Stones. Nga ana tjetër, Kroacia e drejtuar nga Zlatko Dalić vijon t’i besojë eksperiencës së Luka Modrić. Mesfushori 40-vjeçar do ta prijë ekipin në këtë debutim botëror, me Perišić, Baturina dhe Pašalić që do ta ndihmojnë në fazën sulmuese. Parashikohet një përballje shumë interesante mes dy përfaqësueseve, të cilat synojnë ta nisin me triumf aventurën e tyre në Botërorin e Amerikës së Veriut. Anglia: Pickford – James, Stones, Konsa, O’Reilly – Anderson, Rice – Madueke, Bellingham, Gordon – Kane. Kroacia: Livaković – Šutalo, Vušković, Gvardiol – Stanišić, Modrić, P. Sučić, Perišić – Mario Pašalić, Baturina – Musa.