albanewskk

albanews

E vërteta në fokus

Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri nuk ishin në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK
Sot është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku është diskutuar për seancën konstituive të 9 shtatorit. Burime të Gazetës Express tregojnë se Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri nuk morën pjesë në këtë mbledhje. Pas mbledhjes, shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se gjithë janë pajtuar që të marrin pjesë në seancë.