albanewskk

albanews

E vërteta në fokus

Taravarit i ikën zëdhënësja, dorëhiqet Njomza Shaqiri nga Aleanca për Shqiptarët
Zëdhënësja e Aleancës për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Njomza Shaqiri, ka njoftuar largimin e saj nga partia pas 11 vitesh angazhim politik. Përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të Aleancës për Shqiptarët, Shaqiri bëri të ditur se nga sot ndërpret çdo aktivitet dhe funksion brenda strukturave partiake. “Pas 11 viteve rrugëtim të pandalur, me plot sakrifica dhe angazhim të sinqertë në çdo betejë politike, ju njoftoj që nga sot ndërpres çdo aktivitet dhe funksion brenda strukturave të Aleancës për Shqiptarët”, shkruan ajo. Sipas Shaqirit, vendimi është marrë për shkak të mospërputhjeve me zhvillimet e fundit brenda partisë dhe në mbrojtje të parimeve të saj politike dhe njerëzore. “Ky largim vjen si rrjedhojë e mbrojtjes së parimeve të mia njerëzore dhe politike. Ajo që duhej të ishte ASH-ja e unitetit, sot është përfshirë nga një fraksionim kronik”, thekson ajo në reagimin e saj. Në fund të njoftimit, Shaqiri falënderon anëtarët, simpatizantët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër vite. Largimi i saj konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm për Aleancën për Shqiptarët të udhëhequr nga Arben Taravari, duke pasur parasysh rolin që ajo ka ushtruar në strukturat e gruas së partisë. Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga ASH lidhur me vendimin e saj.