albanewskk

albanews

E vërteta në fokus

Tubim mbi 3 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu…
Mijëra protestues marshojnë në kryeqytet dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur, të bashkuar në kërkesat e tyre për dorëheqjen e Ramës. Me flamurin kuq e zi që kryeson protestën, marshimi po bëhet në të gjitha rrugët e Tiranës. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama ka maru”, janë thirrjet e protestuesve. Kjo protestë ka bërë bashkë të rinj e të reja, të moshuar, fëmijë kundër qeverisjes së Ramës dhe korrupsionit që ka përfshirë vendin.