“Pse më sheh?” I nguli thikën në gjoks moshatarit të tij, blutë e Sarandës gjejnë tapë në alkool kuksianin dhe e arrestojnë

Published on

Është vënë në pranga ditën e sotme shtetasi Ylber Hamzaj i cili pas një konflikti banal plagosi dje një 42-vjeçar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pas disa orësh kërkime ”blutë”e Sarandës kanë vënë në pranga autorin që plagosi me thikë 42-vjeçarin Olsi Muçodemi.

Bëhet fjalë për 45-vjeçarin nga Kukësi, Ylber Hamzaj i cili pasditen e djeshme plagosi moshatarin e tij.

Pas goditjeve të marra nga mjeti prerës, 42- vjeçari Olsi Muçodema mësohet se ka marrë plagë në gjoks dhe dorë.

Hamzaj, pas ngjarjes së rëndë, ka tentuar të humbasë gjurmët duke u zhdukur nga vendngjarja në tentativë për të ikur nga qyteti.

Mirëpo falë kamerave të lokaleve nga vendi i ngjarjes, Policia bëri të mundur lokalizimin e autorit dhe ishte vënë në kërkim të tij dhe arriti ta kapte atë në Qafë të Gjashtës.

Ndërsa thuhet se në momentin e arrestimit ai ishte në gjendje të dehur. Sipas burimeve, 45-vjeçari kishte pak ditë që ndodhej në Sarandë për të gjetur punë.

Ndërkohë që shkaku i grindjes së ashpër mes dy qytetarëve është bërë një arsye banale ku njëri dyshohet të ketë pyetur tjetrin “Pse më sheh?”.

Sakaq, thuhet se dyshja nuk njihen me njëri-tjetrin.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e Policië, ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Zëri i lajmit

Vizitë në Pallatin Aleksandër, ish-pallati i kontit Móric Sándor, i njohur si “Kalorësi djall”

Këtë herë, më lejoni të shkruaj jo për banorin e përkohshëm të Pallatit Aleksandër,...

Ndërron jetë stomatologu i njohur nga Tetova Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë në vend

Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e...

Rrezik në hotelin “Desaret” në Peshtan, banorët dhe aktivistët kërkojnë reagim urgjent për çatinë e dëmtuar

Aktivistët e Nismës Qytetare “Ohrid SOS” bëjnë të ditur se banorë të Peshtan këto...

LAJMI I FUNDIT/ Vritet edhe një grua..

Vrasje në Manastir, në lagjen Bajër në rrugën “5-ta”, herët këtë mëngjes, ku viktimë...