E kidnapoi, e vrau dhe e varrosi – Dalin detajet nga gjetja e trupit të një gruaje në Gostivar

Published on

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë – Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër S.M. (53) nga fshati Negotinë, Komuna Vrapçishtit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

“Më 09.12.2025, J.M. (34) nga Gostivari ka raportuar se nëna e tij H.A. (53) nga fshati Raven, Gostivar, ishte larguar nga shtëpia, dhe më vonë në kamerat e sigurisë vuri re se më 07.12.2025 ajo ishte marrë me një automjet pasagjerësh “Fiat”, pas së cilës ajo nuk kishte qasje në telefonin e saj. Ai gjithashtu raportoi se në kamerat e sigurisë kishe vënë re se natën ndërmjet 06.12. dhe 07.12.2025 personi S.M. kishte hyrë dhe kishte kërkuar në shtëpinë e tij dhe se ishin marrë para nga dhoma e tij. Më 11.12.2025 në orën 02:15, S.M. është privua nga liria me dyshimin se e kishte detyruar H.A. të largohej nga shtëpia me të. Pas marrjes së masave në lidhje me rastin dhe pas kontrolleve të kryera të video-incizimeve, është konstatua se i dyshuari kishte dhënë dëshmi të rreme në stacionin policor. Gjithashtu, nga listingu i thirrjeve i marrë, është konstatuar se H.A. për herë të fundit kishte kontaktuar me të më 07.12.2025. Më vonë, me urdhër të gjykatës, është kryer bastisje në shtëpinë e S.M., pas së cilës është privuar nga liria edhe bashkëshortja e tij Gj.V. (48). Në një bisedë zyrtare në stacionin policor, Gj.V. ka pranuar se bashkëshorti i saj S.M. e kishte vrarë viktimën H.A. me pistoletë dhe kishte treguar vendin se ku e kishte varrosur. Pas kësaj, punonjësit e policisë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar në prani të prokurorit publik kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes në fshatin Negotinë, ku u gjet trupi i H.A. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Zëri i lajmit

“Pse më sheh?” I nguli thikën në gjoks moshatarit të tij, blutë e Sarandës gjejnë tapë në alkool kuksianin dhe e arrestojnë

Është vënë në pranga ditën e sotme shtetasi Ylber Hamzaj i cili pas një...

Vizitë në Pallatin Aleksandër, ish-pallati i kontit Móric Sándor, i njohur si “Kalorësi djall”

Këtë herë, më lejoni të shkruaj jo për banorin e përkohshëm të Pallatit Aleksandër,...

Ndërron jetë stomatologu i njohur nga Tetova Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë në vend

Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e...

Rrezik në hotelin “Desaret” në Peshtan, banorët dhe aktivistët kërkojnë reagim urgjent për çatinë e dëmtuar

Aktivistët e Nismës Qytetare “Ohrid SOS” bëjnë të ditur se banorë të Peshtan këto...