Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet zhyten 74 cm

Published on

Një dëshmi nga brenda kantierit të projektit “Durrës Marina” ka ngritur shqetësime serioze për stabilitetin e dy godinave të para të këtij kompleksi. Sipas një nënkontraktori të angazhuar në punimet e betonit, strukturat kanë pësuar zhytje të konsiderueshme në tokë, duke arritur deri në 74 centimetra, çka ngre pikëpyetje për sigurinë e ndërtimit në një terren ranor pranë vijës bregdetare të Durrësit. Projekti, i lidhur me sipërmarrësin Mohamed Alabbar, është prezantuar si një investim strategjik me vlerë rreth 3.2 miliardë euro.

Sipas matjeve të kryera nga “Piranjat” me përdorim të dronit, në terren është konstatuar një disnivel i dukshëm mes godinave, me diferenca që variojnë nga 70 centimetra deri në 1 metër. Këto të dhëna përputhen me denoncimin e nënkontraktorit, i cili pretendon se problemet kanë nisur që në fazat e para të ndërtimit, për shkak të mungesës ose moszbatimit të plotë të pilotave të thella, të domosdoshme për stabilitetin e themeleve në tokë të paqëndrueshme.

Sipas të njëjtit burim, në disa pjesë të objekteve janë vërejtur edhe dëmtime strukturore si çarje dhe probleme me elementë ndërtimorë, ndërsa aktualisht po kryhen ndërhyrje përforcuese anësore. Megjithatë, ekspertë të fushës citohet të kenë ngritur dyshime se këto ndërhyrje mund të mos jenë të mjaftueshme nëse nuk janë parashikuar që në projektimin fillestar. Ndërkohë, mbeten të hapura pyetjet për përgjegjësinë dhe kontrollin e standardeve në një projekt të kësaj shkalle.

Zëri i lajmit

“Pse më sheh?” I nguli thikën në gjoks moshatarit të tij, blutë e Sarandës gjejnë tapë në alkool kuksianin dhe e arrestojnë

Është vënë në pranga ditën e sotme shtetasi Ylber Hamzaj i cili pas një...

Vizitë në Pallatin Aleksandër, ish-pallati i kontit Móric Sándor, i njohur si “Kalorësi djall”

Këtë herë, më lejoni të shkruaj jo për banorin e përkohshëm të Pallatit Aleksandër,...

Ndërron jetë stomatologu i njohur nga Tetova Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë në vend

Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e...

Rrezik në hotelin “Desaret” në Peshtan, banorët dhe aktivistët kërkojnë reagim urgjent për çatinë e dëmtuar

Aktivistët e Nismës Qytetare “Ohrid SOS” bëjnë të ditur se banorë të Peshtan këto...