“Alo, motra ime është keq”/ Tragjedia e familjes shqiptare që u shua në Itali, djali telefonoi ambulancën por ngatërroi adresën, xhaxhai: Nuk munda t’i shpëtoja

Published on

Të tjera detaje dalin nga tragjedia e familjes Kola në Itali që tronditi jo vetëm komunitetin atje, por edhe vendin tonë.

Mbrëmjen e së mërkurës, katër anëtarë të familjes Arti Kola, 44 vjeç, bojaxhi, bashkëshortja Jonida, 48 vjeçe, djali Hajdar, 22 vjeç, elektricist dhe vajza Xhesika, 15 vjeçe, humbën jetën nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre të re në lagjen Rughi.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, djali i familjes, Hajdari kishte telefonuar numrin e emergjencës 112 në orën 19:58 dhe ishte lidhur me 118, duke thënë: “Motra ime po ndjehet keq”.

Telefonata zgjati 11 minuta, por gjatë saj Hajdar humbi ndjenjat për shkak të helmimit. Ai kishte dhënë adresën e gabuar, 168 në vend të 186, dhe kjo vonoi ndërhyrjen e ambulancës për disa minuta vendimtare.

Ambulanca mbërriti në zonë rreth orës 20:03, por nuk gjeti shtëpinë dhe kërkoi ndihmën e fqinjëve dhe më pas të karabinierëve për të lokalizuar adresën e saktë. Vetëm rreth orës 21:46 ekipet e urgjencës arritën te dera e banesës.

Kur Turim Kola, xhaxhai i viktimave, dhe dy karabinierë tentuan të hynin brenda, mungesa e oksigjenit i bëri edhe ata të ndiheshin keq dhe u nxorën jashtë për ndihmë mjekësore. Zjarrfikësit arritën më pas dhe siguruan banesën, por mjekët konstatuan vdekjen e të gjithë familjes. Në dëshminë e tij, xhaxhai është shprehur vazhdimisht se nuk ka mundur dot t’i shpëtonte, pasi i ra të fikët.

Sot prokuroria ka dhënë detaje mbi hetimet që do të ndjekin: kaldaja e re e banesës është nën kontroll, do të verifikohet nëse ishte instaluar dhe kontrolluar sipas ligjit, dhe kush ka kryer montimin. Banjesa, e blerë nga Arti Kola rreth tre vite më parë, ishte banesë e re për familjen vetëm prej 6-7 muajsh.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e vogël të Porcarit, ku familja Kola ishte shumë e vlerësuar. Si shenjë zie, është anuluar parada e Karnavaleve, ndërkohë që në kishën San Giusto mbahet vigjilje lutjeje për viktimat. Shokët e vajzës Xhesika në shkollën e mesme kanë mbledhur poezitë e saj dhe kanë vendosur lule dhe një tullumbace të kuqe në formë zemre para shtëpisë së familjes.

Zëri i lajmit

“Pse më sheh?” I nguli thikën në gjoks moshatarit të tij, blutë e Sarandës gjejnë tapë në alkool kuksianin dhe e arrestojnë

Është vënë në pranga ditën e sotme shtetasi Ylber Hamzaj i cili pas një...

Vizitë në Pallatin Aleksandër, ish-pallati i kontit Móric Sándor, i njohur si “Kalorësi djall”

Këtë herë, më lejoni të shkruaj jo për banorin e përkohshëm të Pallatit Aleksandër,...

Ndërron jetë stomatologu i njohur nga Tetova Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë në vend

Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e...

Rrezik në hotelin “Desaret” në Peshtan, banorët dhe aktivistët kërkojnë reagim urgjent për çatinë e dëmtuar

Aktivistët e Nismës Qytetare “Ohrid SOS” bëjnë të ditur se banorë të Peshtan këto...