Aulon Kurtishi, talenti 15-vjeçar që po shkëlqen te Shkëndija e Tetovës.

Published on

Aulon Kurtishi është një futbollist 15-vjeçar që premton shumë në fushën e futbollit dhe po ndërton karrierën e tij me ekipin e Shkëndijës së Tetovës në Superligën U16.

Hapat e parë në futboll, Auloni i hodhi në klubin “Skënderbeu”, nën drejtimin e trajnerit Bashkim Bakiu. Falë talentit të tij të spikatur, ai vazhdoi zhvillimin te Shkëndija e Tetovës, ku rezultatet pozitive të ekipit tregojnë për një sezon të suksesshëm, me skuadrën që kryeson tabelën dhe është pranë shpalljes kampione në Superligën U16.

Auloni aktivizohet kryesisht si sulmues i krahut të djathtë, por shpesh luan edhe si qendërsulmues. Paraqitjet e tij të mira dhe golat e shënuar kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit të ekipit, Ismail Ismaili.

Performanca e tij nuk ka kaluar pa u vënë re edhe në nivel kombëtar. Auloni është pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë U16 prej gati dy vitesh, ku ka fituar besimin e trajnerit Goran Stankovskit si dhe ndihmës trajneri tij Burim Sadiki.

Megjithatë, ëndrra e tij nuk ndalet këtu. Aulon Kurtishi synon që me përkushtim, sakrificë dhe punë të arrijë majat e futbollit evropian dhe një ditë të bëhet pjesë e klubeve të mëdha.

Aktualisht, ai vazhdon të punojë me profesionalizëm, duke pasur mbështetjen e madhe të familjes së tij.

Zëri i lajmit

“Pse më sheh?” I nguli thikën në gjoks moshatarit të tij, blutë e Sarandës gjejnë tapë në alkool kuksianin dhe e arrestojnë

Është vënë në pranga ditën e sotme shtetasi Ylber Hamzaj i cili pas një...

Vizitë në Pallatin Aleksandër, ish-pallati i kontit Móric Sándor, i njohur si “Kalorësi djall”

Këtë herë, më lejoni të shkruaj jo për banorin e përkohshëm të Pallatit Aleksandër,...

Ndërron jetë stomatologu i njohur nga Tetova Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë në vend

Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e...

Rrezik në hotelin “Desaret” në Peshtan, banorët dhe aktivistët kërkojnë reagim urgjent për çatinë e dëmtuar

Aktivistët e Nismës Qytetare “Ohrid SOS” bëjnë të ditur se banorë të Peshtan këto...