“Dua të bëj një telefonatë” – publikohen pamjet e prangosjes së Florind Ramës në Kolumbi, u arrestua për vrasje

Published on

Florind Rama është arrestuar në Pereira të Kolumbisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të ndodhur në vitin 2022. Sipas raportimeve, ai ishte në kërkim nga Interpol në kuadër të një hetimi për rrëmbim, torturë dhe vrasje në Marbella. Ngjarja lidhet me vrasjen e një shtetasi serb në qershor të vitit 2022 në zonën Golden Beach, ku viktima u gjet me shenja torture dhe plagë nga armë zjarri.

Mediat kolumbiane kanë publikuar pamjet nga arrestimi, ku shihet momenti kur agjentët i vendosin prangat dhe i komunikojnë akuzat. Në video, ai deklaron se nuk ka nevojë për avokat dhe kërkon të bëjë një telefonatë për të kontaktuar familjarët.

Florind Rama, i njohur edhe me pseudonimin “Florin Terziu”, dyshohet se gjatë arrestimit tentoi të prezantohej si shtetas gjerman, por autoritetet kishin informacion të plotë për identitetin e tij dhe të kaluarën kriminale.

Sipas mediave të huaja, ai përdorte disa pasaporta dhe lëvizte në vende të ndryshme të Evropës, ndërsa hetimet e lidhin me struktura kriminale që operojnë në zonën e Costa del Sol, e njohur për aktivitet të trafikut të drogës dhe rrjete ndërkombëtare kriminale.

Zëri i lajmit

“Pse më sheh?” I nguli thikën në gjoks moshatarit të tij, blutë e Sarandës gjejnë tapë në alkool kuksianin dhe e arrestojnë

Është vënë në pranga ditën e sotme shtetasi Ylber Hamzaj i cili pas një...

Vizitë në Pallatin Aleksandër, ish-pallati i kontit Móric Sándor, i njohur si “Kalorësi djall”

Këtë herë, më lejoni të shkruaj jo për banorin e përkohshëm të Pallatit Aleksandër,...

Ndërron jetë stomatologu i njohur nga Tetova Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë në vend

Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e...

Rrezik në hotelin “Desaret” në Peshtan, banorët dhe aktivistët kërkojnë reagim urgjent për çatinë e dëmtuar

Aktivistët e Nismës Qytetare “Ohrid SOS” bëjnë të ditur se banorë të Peshtan këto...