Hoxha: Mbi 91 milionë denarë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm në Vranishtë

Published on

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me Kryeministrin, Hristijan Mickoski, sot shënuan fillimin e ndërtimit të sistemit të kanalizimit për ujërat e zeza në fshatin Vranishtë, komuna e Strugës. Sipas Hoxhës, mbrojtja e mjedisit nënkupton edhe investime në infrastrukturë në vendbanimet më të vogla, të cilat për vite me radhë kanë qenë të lëna pas dore dhe pa kushte bazë për jetesë. Vetëm me zhvillim të barabartë dhe përfshirje të të gjithëve mund të realizojmë një transformim të vërtetë të gjelbër, shtoi Hoxha.

Bëhet fjalë për një investim në vlerë prej 91.427.969 denarësh, i financuar plotësisht nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes Thirrjes së Dytë nga kredia hungareze, me afat realizimi prej 12 muajsh. Projekti përfshin ndërtimin e një rrjeti të plotë kanalizimi primar dhe sekondar, vendosjen e pusetave revizionale dhe lidhjeve për amvisëritë, si dhe sigurimin e shkarkimit të kontrolluar të ujërave të zeza.

Realizimi i këtij projekti nënkupton zgjidhje të përhershme të një problemi shumëvjeçar për banorët e Vranishtës, duke ulur ndotjen dhe duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetesës dhe shëndetin publik.

Zëri i lajmit

“Pse më sheh?” I nguli thikën në gjoks moshatarit të tij, blutë e Sarandës gjejnë tapë në alkool kuksianin dhe e arrestojnë

Është vënë në pranga ditën e sotme shtetasi Ylber Hamzaj i cili pas një...

Vizitë në Pallatin Aleksandër, ish-pallati i kontit Móric Sándor, i njohur si “Kalorësi djall”

Këtë herë, më lejoni të shkruaj jo për banorin e përkohshëm të Pallatit Aleksandër,...

Ndërron jetë stomatologu i njohur nga Tetova Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë në vend

Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e...

Rrezik në hotelin “Desaret” në Peshtan, banorët dhe aktivistët kërkojnë reagim urgjent për çatinë e dëmtuar

Aktivistët e Nismës Qytetare “Ohrid SOS” bëjnë të ditur se banorë të Peshtan këto...