Humbi Vardari, fitoi Shkëndija

Published on

Shkëndija e Tetovës arriti të fiton sot në Gjorçe Petrov kundër Makedonija Gj.P. me rezultat 0-1. Kjo Fitore e barazoi Shkëndijën dhe Vardarin në krye të tabelës, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë, Arsimi në Gostivar arriti të fiton kundër Vardarit me rezultat 0-1. Kjo humbje i shkaktoi probleme Vardarit në krye të tabelës, ku vendin e parë do ta ndan me Shkëndijën me 58 pikë.

Këto dy ndeshje ishin në kuadër të javës së 24-t. Në kuadër të kësaj jave, nesër Pelisteri do të pret Strugën, ndërsa të hënën Shkupi do të luajë kundër Bashkimin.

Shkëndija dhe Vardari gjenden në pozitën e parë me 58 pikë, tetë më shumë së Struga, e cila ka një ndeshje më pak.

Bashkimi me një ndeshje më pak gjendet në pozitën e gjashtë me 32 pikë, ndërsa një vend më poshtë me 31 pikë.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.

Në Kupën e Maqedonisë së Veriut, ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet në Tetovë më 1 prill (16:30), ndërsa ndeshja kthyese më 22 prill. Finalja do të luhet më 20 maj. Në njërën gjysmëfinale do të përballet Shkëndija e Tetovës me Shkëndijën e Haraçinës, ndërsa në gjysmëfinale tjetër Ohri kundër Sileksit.

Zëri i lajmit

“Pse më sheh?” I nguli thikën në gjoks moshatarit të tij, blutë e Sarandës gjejnë tapë në alkool kuksianin dhe e arrestojnë

Është vënë në pranga ditën e sotme shtetasi Ylber Hamzaj i cili pas një...

Vizitë në Pallatin Aleksandër, ish-pallati i kontit Móric Sándor, i njohur si “Kalorësi djall”

Këtë herë, më lejoni të shkruaj jo për banorin e përkohshëm të Pallatit Aleksandër,...

Ndërron jetë stomatologu i njohur nga Tetova Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë në vend

Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e...

Rrezik në hotelin “Desaret” në Peshtan, banorët dhe aktivistët kërkojnë reagim urgjent për çatinë e dëmtuar

Aktivistët e Nismës Qytetare “Ohrid SOS” bëjnë të ditur se banorë të Peshtan këto...