Naim Bajrami braktis Frontin Evropian: Veprimi im si këshilltar i pavarur, në përputhje me politikat Ziadin Selës

Published on

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka sqaruar publikisht qëndrimin e tij politik pas reagimeve në opinion lidhur me faktin se ai vepron si këshilltar i pavarur, ndonëse mandatin e ka fituar si pjesë e koalicionit me Frontin Evropian të kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Në një reagim të publikuar, Bajrami thekson se nuk kishte ndërmend të reagojë, por duke qenë se çështja u hap publikisht, ndjeu obligim politik për ta sqaruar pozicionin e tij. Ai sqaron se veprimi i tij si këshilltar i pavarur është plotësisht në përputhje me politikat dhe vendimet politike të Aleancës për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës.

“Sot veproj si këshilltar i pavarur në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe dua të theksoj qartë se ky veprim është plotësisht në përputhje me politikat dhe vendimet politike të ASH-së”, ka deklaruar Bajrami. Ai rikujton se edhe deputetë të ASH-Sela në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut aktualisht veprojnë si të pavarur, duke mbrojtur, siç thotë, vijën autentike politike, programin dhe të vërtetën politike të kësaj partie. Sipas tij, veprimi i tij nuk është as individual dhe as i izoluar, por përbën vazhdimësi të një qëndrimi të qartë politik dhe partiak.

Bajrami thekson se pavarësia formale nuk nënkupton distancim nga parimet politike, por përkundrazi, është një mjet për t’i mbrojtur ato pa kompromise dhe pa deformime politike. “Vendimi im lidhet drejtpërdrejt me respektimin e vendimeve partiake, qëndrimeve politike dhe interesit real që ASH-Sela përfaqëson”, shprehet ai.

Në fund, këshilltari i Qytetit të Shkupit siguron se në Këshill do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe integritet, duke u udhëhequr nga interesi publik dhe duke mbrojtur vlerat dhe qëndrimet politike për të cilat, sipas tij, ka marrë besimin e qytetarëve.

Zëri i lajmit

“Pse më sheh?” I nguli thikën në gjoks moshatarit të tij, blutë e Sarandës gjejnë tapë në alkool kuksianin dhe e arrestojnë

Është vënë në pranga ditën e sotme shtetasi Ylber Hamzaj i cili pas një...

Vizitë në Pallatin Aleksandër, ish-pallati i kontit Móric Sándor, i njohur si “Kalorësi djall”

Këtë herë, më lejoni të shkruaj jo për banorin e përkohshëm të Pallatit Aleksandër,...

Ndërron jetë stomatologu i njohur nga Tetova Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë në vend

Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e...

Rrezik në hotelin “Desaret” në Peshtan, banorët dhe aktivistët kërkojnë reagim urgjent për çatinë e dëmtuar

Aktivistët e Nismës Qytetare “Ohrid SOS” bëjnë të ditur se banorë të Peshtan këto...