Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Liria e mediave, themeli i lirisë sonë si shoqëri

Published on

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Liria e mediave, themeli i lirisë sonë si shoqëri

Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, ka deklaruar se një shoqëri demokratike nuk mund të ekzistojë pa media të lira e profesionale. Sipas saj informimi i drejtë dhe i paanshëm është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve dhe forcohet demokracia.

“Liria e mediave nuk është vetëm e drejtë e gazetarëve, por një e drejtë e çdo qytetari për të qenë i informuar në mënyrë të saktë dhe transparente. Ajo nënkupton përgjegjësi, integritet dhe respekt për të vërtetën, por edhe mbrojtje nga çdo formë presioni apo ndikimi”, thotë zëdhënësja e Qeverisë.

Duke folur në cilësinë e saj zyrtare, ajo u shpreh e përkushtuar për promovimin e transparencës institucionale, dialogut të hapur dhe garantimin e qasjes së lirë në informacion për publikun.

“Institucionet duhet të jenë gjithmonë të hapura ndaj pyetjeve, kritikave dhe vëzhgimit publik, sepse vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë besim të qëndrueshëm me qytetarët”, potencoi Azizi

Në përmbyllje, ajo bëri thirrje që në këtë ditë të rëndësishme, të riafirmohet angazhimi për të mbështetur gazetarinë profesionale, për të forcuar standardet etike dhe për të krijuar një mjedis ku fjala e lirë respektohet dhe mbrohet, duke e cilësuar lirinë e mediave si themelin e lirisë sonë si shoqëri.

Zëri i lajmit

“Pse më sheh?” I nguli thikën në gjoks moshatarit të tij, blutë e Sarandës gjejnë tapë në alkool kuksianin dhe e arrestojnë

Është vënë në pranga ditën e sotme shtetasi Ylber Hamzaj i cili pas një...

Vizitë në Pallatin Aleksandër, ish-pallati i kontit Móric Sándor, i njohur si “Kalorësi djall”

Këtë herë, më lejoni të shkruaj jo për banorin e përkohshëm të Pallatit Aleksandër,...

Ndërron jetë stomatologu i njohur nga Tetova Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë në vend

Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e...

Rrezik në hotelin “Desaret” në Peshtan, banorët dhe aktivistët kërkojnë reagim urgjent për çatinë e dëmtuar

Aktivistët e Nismës Qytetare “Ohrid SOS” bëjnë të ditur se banorë të Peshtan këto...